Këshilli Kombëtar i Punës ( 4 Tetor 1999)
Në kuadër të Paktit të Stabilitetit të gjitha institucionet e përfshira në të se bashku me Këshillin Kombëtar të Punës janë mbledhur sot të diskutojnë konventat e punës. Ky këshill eshte rregullatori i marrëdhënieve midis punëdhënësve dhe Qeverisë. Veprimtaria e tij është respektimi i ligjeve dhe problemeve që ka punëdhënësi.
Në këtë mbledhje që behet jo më pak se katër herë në vit, marrin pjesë 10 përfaqësues nga punëdhënësit, 10 nga punëmarrësit dhe një pjesë e sindikatave dhe 4 përfaqësues nga Qeveria. Sot shqyrtohet dhe miratohet paraprakisht pasi ratifikimi i këtyre konventave do të bëhet nga Parlamenti. Konventat që shqyrtohen sot janë për mbrojtjen e punonjësve në rast falimentimi të punëdhënësve, mekanizmi i caktuar i pagës minimale si dhe mbrojtja e pagave.
Pagat në para të jepen në monedhën legale të vendit dhe të ndalohet çdo formë tjetër për të zëvëndësuar kursin ligjor. Miratimi i këtyre konventave është shprehje e vullnetit dhe përpjekjeve e shtetit shqiptar për adoptim dhe respektim të standarteve ndërkombëtare në fushën e punës./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti