Tritan Shehu intervistë ( 4 Tetor 1999)
Intervistë me demokratin Tritan Shehu.
Tritan Shehu: Kuvendi Kombëtar i Partisë dha sinjale krejt të kundërta, shumë negative në këtë drejtim. Dha sinjale sipas të cilëve ai që nuk mendon kështu duhet të largohet. Ky ishte në fund të fundit sinjali. Me çfarë mekanizmi e dha me mekanizmin e përjashtimit, me mekanizmin e presionit për tu larguar, me mekanizmin e votës, kjo nuk ka rëndësi fare. Rëndësi ka sinjali dhe ajo që u dha në fund të fundit, që kush mendon sado pak ndryshe duhet të iki. Ky është një element që e dëmton shumë rëndë PD-në. Ky dëmton rëndë PD-në por ky dëmton rëndë edhe ata të cilët e kanë futur këtë mentalitet, edhe ata të cilët që mendojnë që PD-ja është pronë private e tyre dhe duhet të largojnë të tjerët. Edhe ata vetë në fund të fundit dëmtohen. Megjithatë unë them se ne do të vazhdojmë luftën për emancipimin e PD-së, brenda PD-së, brenda grupit parlamentar, brenda gjithë hapësirave që na jep mundësia e një politikani, nëpërmjet masmedias, nëpërmjejt sensibilizimit të opinionit. Dhe unë them se e përsëris përsëri kjo betejë politike nuk ka përfunduar kjo është vetëm fillimet e saj. Beteja e vërtetë politike do zhvillohet së shpejti./tvklan.al