SPAK po heton prokurimet me procedurë të klasifikuar “sekret”


SPAK po heton prokurimet me procedurë të klasifikuar “sekret”

15:39 30/04/2020

“Nga 9 Marsi deri tani janë regjistruar 42 procedime penale”

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po kryen verifikime në lidhje njoftimet e bëra publike për prokurimet e zhvilluara në kushte emergjence të pandemisë nga Ministria e Shëndetësisë me procedurë të klasifikuar ″Sekret″.

Hetuesit e SPAK kanë nisur hetimet pas kallëzimit  penal të Partisë Demokratike. Po kështu po verifikohen edhe prokurimet e zhvilluara në kushtet e emergjencës të pandemisë nga Ministria e Mbrojtjes.

Në një njoftim për mediat, SPAK bën me dije se vazhdon punën dhe nga data 9 Mars deri tani janë regjistruar 42 procedime penale.

Tv Klan






Të ngjashme