Opinione nga Ilir Meta e Fatos Nano (5 Tetor 1999)


Opinione nga Ilir Meta e Fatos Nano (5 Tetor 1999)

16:15 04/10/1999

Opinione pas Konferencës të Partise Socialiste të Tiranës nga Zëvëndëskryeministri Ilir Meta dhe ish Kryetari i PS, Fatos Nano.

Gazetari: Zoti Meta si e gjykoni vazhdimin e Konferencës deri në këto momente, si ju duket juve?

Ilir Meta: Shumë normale.

Gazetari: Po akuzat që po drejtohen ndaj Qeverisë aktuale?

Ilir Meta: Ka akuza ka edhe autogola.

Gazetari: Megjithatë raportet e forcave do dalin në këtë Konferencë apo do presim Kongresin?

Ilir Meta: Më duket se jane tre kandidatë deri tani. Nuk jam aq i dashuruar pas mbiemrit tim së pari, dhe së dyti mendoj që gjithçka po ecën ashtu siç duhet dhe kuptohet që edhe debate do të ketë.

Gazetari: Zoti Nano pse keni ruajtur kaq vonë akuzat ndaj Qeverisjes Majko?

Fatos Nano: Si ishte pyetja?

Gazetari: Keni ruajtur akuza për qeverisjen Majko në këtë konferencë?

Fatos Nano: Qeverisja nuk është Majko, qeverisja është me koalicion është socialiste dhe natyrisht ka dhe gjëra për të përmirësuar. Do të dëgjoni dhe shumë arritje sot.

Gazetari: Megjithatë duartrokitjet nga pozicionohen nga ju apo nga Majko. Keni bërë ndonjë sondazh të vogël?

Fatos Nano: Jeni qënie me sy dhe me veshë dhe mund t’i interpretoni vetë.

Gazetari: Jeni një ndër kandidatët për kryetar të degës së PS të Tiranës. Si e gjykoni deri tani zhvillimin e Konferencës?

Kandidati: Unë nuk jam kandidat për kryetar i partisë Tiranës. Sivjet në këtë konferencë nuk ka zgjedhje, zgjedhjet do të zhvillohen normalisht vitin e ardhshëm.

Gazetari: Pra do ruhet kryetari aktual?

Kandidati: Po do ruhet është i zgjedhur. Nuk do të vohet për kryetar sepse ne sipas statutit e kemi që kryetari i partisë zgjidhet një herë në dy vjet dhe jo çdo vit./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme