Kryeministri i Rusisë infektohet me koronavirus
Kryeministri rus, Mikhail Mishustin, ka thënë se është infektuar me koronavirus.
Ai ka njoftuar Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për gjendjen e tij shëndetësore.
Duke folur në një takim, Mishustin propozoi që zëvendëskryeministri i parë, Andrey Belousov, të shërbejë si ushtrues detyre i Kryeministrit.
Putin e ka mbështetur propozimin e tij, raporton Reuters.
Rusia deri më tani ka regjistruar 106.498 raste të të infektuarve me koronavirusin e ri dhe 1,073 vdekje. /REL