Kapet 35-vjeçari që kërkohej nga drejtësia italiane
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga nga Policia e Dibrës. Bëhet fjalë për një 35-vjeçar me iniciale B. A.(V).
I riu kërkohej nga drejtësia italiane. Gjykata e Trentos më 1 Shkurt ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar ndaj tij për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike dhe organizatës kriminale.
“Maksimumi i dënimit për këto vepra penale është 24 vjet burg. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë./tvklan.al