Komiteti Drejtues Socialist, ndryshimet në statut – (7 Tetor 1999)


Komiteti Drejtues Socialist, ndryshimet në statut – (7 Tetor 1999)

09:51 07/10/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Kampi Socialist po përjeton ditët vendimtare në prag të Kongresit të 3 me më dyshjet se kush do të dali i fituar nga dueli për postin e kryetarit mes Majkos dhe Nanos, duke pritur në ankth nëse shfaqet në konkurim edhe ndonjë kandidatur tjetër. Përkrahësit e Nanos dhe ata të Majkos kanë ridimensionuar forcat në mbledhjen e sotme të Komitetit të Përgjithshëm Drejtues Socialist, mbledhja e fundit e këtij forumi me këtë përbërje.

Gazetarët nuk janë lejuar në sallë gjatë leximit të projektraportit nga sekretari i përgjithshëm Pandeli Majko. Në këtë projektraport pasqyrohen arritjet dhe difektet e qeverisjes 2 vjeçare socialiste. Majko i është shmangur përplasjeve me Nanon duke rivlerësuar faktin që alternativat e ndryshme që paraqesin kandidatët për kreun e PS, duhen mirëkuptuar dhe vlerësuar me votën e lirën në Kongres.

Është vlerësuar stabilizimi ekonomik, ai i rendit, investimet e huaja ndërkohë që ende synohet në luftën antikorrupsion e antikontrabandë. Të dy grupet rivale në këtë projektraport bashkohen në të njëjtën pikë në synimin për të fituar zgjedhjet lokale ne vitin 2000 dhe ato të përgjithshme në vitin 2001. Në mbledhjen e KPD është kërkuar të vendosen masa të rrepta për të parandaluar incidentet e manipulimet në votime, si dhe praninë e delagtëve me mandate të dyshimta në Kongres.

Propozimet për ndryshime në statut i ka paraqitur anëtari i kryesisë socialiste  Lush Përpali, ndërsa propozimet për ndryshimin në programin e PS i ka paraqitur sekretari për marrëdhëniet publike Ilir Zela. Pika më e nxehtë në ndryshime statutore, mbetet propozimi i ish-kryetarit Nano, që kryetari i PS  të mos jetë kryeministër dhe formimi i kryesisë së ardhshme socialiste me një përqindje ku anëtarët e qeverisë të jenë më pak se gjysma.

Megjithatë fjalën e fundit për të gjitha ndryshimet në programin dhe statutin e PS si dhe për kryetarin e kësaj partie do ta thonë me votën e tyre 550 delegatët e Kongresit të 3./tvklan.al

Gazetare – Vladimir Lame






Të ngjashme