Shërohen mbi 1 mln njerëz
Shifrat e rasteve me koronavirus rriten në të gjitha aspektet. Këtë të premte janë regjistruar mbi 3.3 milionë raste. Fatkeqësisht në të gjithë botën kanë humbur jetën mbi 234 mijë persona.
Por lajme të mira vijnë sa i përket të shëruarve. Ata kanë kaluar shifrën e 1 milion.
Kjo bën që raste aktive në të gjithë botën të jenë 2 039 166. Nga këta vetëm, 2% e tyre (50 939 persona) janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
1 988 227 persona të tjerë (98%) janë duke e kaluar këtë sëmundje pa simptoma ose lehtë.
Peshën kryesore të rasteve aktive e zë SHBA-ja që numëron mbi 875 mijë të tillë.
Amerika është vendi më i goditur nga kjo sëmundje pasi numëron mbi 1 milionë raste infektimesh në total, ndërsa 63 871 persona kanë humbur jetën./tvklan.al