Aksionet kundër trafikut të drogës (5 Tetor 1999)
Policia shqiptare në luftë kundër trafikut të drogës në të gjithë vendin. Gjatë 24 orëve të fundit janë dy aksione të suksesshme të Policisë Shqiptare për kapjen e sasirave të konsiderueshme narkotike të disa llojeve. Në rrethin e Devollit Policia ka arrestuar një 27 vjeçar ku në kamionin që ai drejtonte është gjetur një sasi prej më shumë se 400 kilogramësh kanabis sativa dhe 310 mijë fishekë të destinuar për në tregun e Greqisë. Sipas burimeve policore kjo është sasia më e madhe e kapur ndonjëherë të një personi të vetëm në 10 vitet e fundit në Shqipëri.
Komisariati i Gjirokastrës ka arrestuar 5 persona për trafik narkotikësh dhe armë mbajtje pa leje, ku është gjetur 70 gram kokainë në makinën ku udhëtonin të arrestuarit. Një zyrtar i antidrogës deklaroi se të arrestuarit nga policia përbëjnë vetëm një nga fijet e mundshme të një rrjeti të gjërë trafikantësh narkotikësh të Jugut që shërbejnë si hallkë lidhëse mes kolegëve grekë.
Arrestimet e fundit bëhen vetëm një ditë pas ndalimit të një shtetasi në Durrës e heroinë. Gjatë muajve të verës strukturat e antidrogës kanë asgjesuar mbi 100 mijë rrënjë kanabis sativa. Ndërsa në Aeroportin e Rinasit janë kapur rreth 10 kilogramë kokainë dhe heroinë. Asjëherë më parë policia shqiptare nuk kishte patur këto suksese në luftën kundër kontrabandës të narkotikëve duke patur parasysh se vendi ynë cilësohet si autostrada për kalimin e drogës nga Lindja drejt Perëndimit./tvklan.al