Gjyqi 14 Shtatorit , dëshmitari i rradhës (5 Tetor 1999)
Nuk lejoj askënd të më kërcënojë prandaj kam marrë magnetofonin. Me këto fjalë Prokurori Nesti Pandili i dosjes së dytë të procesit të 14 Shtatorit ka motivuar prezencën në sallë të mangetofonit pasi ishte kërcënuar në seancën e shkuar nga njëri prej të pandehurve. Seanca e sotme ka filluar me një replikë të gjatë mes Prokurorit dhe palës mbrojtëse nëse ishte i nevojshëm regjistrimi i thënieve në një kohë kur ne seancat e tjera magnetofoni nuk ishte përdorur. Ky diskutim i cili zgjati 45 minuta e ka shtyrë gjyqtarin Genci Sinani, të tërhiqet për të marrë vendim i cili i ka dhënë të drejtë Prokurorit Pandili të regjistrojë seancën e sotme.
Më pas është vazhduar me pyetjet për dëshmitarin policin Vojsi Sadiku, komandant skuadre për ruajtjen e TVSH-së. Ashtu si dhe në sencën e shkuar më shumë është pyetur njëri prej gjyqtarëve Artan Broci sesa avokatët mbrojtës apo Prokurorë. Thelbi i dëshmisë se policit Sadiku ka qënë: unë nuk kam parë njeri por kam degjuar të shtëna. Pas tij ka dëshmuar mjeku Armando Dhamo për gjendjen shëndetësore të pandehurit Sokol Gashi, avokat i të cilit ka kërkuar ekzaminimin e tij mjekësor me pretendimin se duhet shtruar në spital.
Sot është thirrur vetëm një dëshmitar dhe për grupin e dytë të të akuzuarve mesa duket do të zgjasë shumë më tepër në takim me grupin e parë të të akuzuarve të klasifikuar nga Prokuroria si kryengritje e armatosur./tvklan.al