Fjalimet e Nanos e Majkos në Kongres (10 Tetor 1999)


Fjalimet e Nanos e Majkos në Kongres (10 Tetor 1999)

15:26 10/10/1999

“Pra motoja ime është se institucionet sigurojnë përparimin dhe individët që respektojnë atë shpejtonë zhvillimin. Ne duhet të përsosim institucionet nëse duam të kontrollojmë individët që na udhëheqin. Unë nuk dua të jem më i pakontrollueshëm sepse në momente vendimmarrje delikate e kam kuptuar se mungesa e presionit fizik të institucioneve ose mungesa totale e institucioneve më ka shtyrë në vendime të diskutueshme. Por fakti që pranoj kritikat duhet marrë për dobësi pasi kam bindje në gjithë çfarë kemi bërë sëbashku. Por fatkeqësisht nisur nga ajo që dëgjova, Fatos Nano qenka i vetmi socialist që pranon se ku ka gabuar. Ju lutem mos më lini vetëm. Ju siguroj dhe besoj se jeni dhe ju të bindur se nuk ka gabuar vetëm Fatos Nano, është vërtet bindja ime se ka vend për korigjime, në punën që kemi bërë por korigjimi nuk mund të ketë vetëm një kapje përndryshe ai kthehet në gjyq.”

“Çfarë ëndrre kanë patur të parët tanë, çfarë afshi ta shohin dheun e tyre të bëhet një ditë, kjo është vlerë. Kjo duhet ruajtur fort dhe pa hezitim prej lufte veç ai largohet që është rritur tradhëtor, kush është burrë e nuk frikësohet por vdes si një dëshmor. Sa herë këto fjalë magjike kanë dalë nga buzët tona. Ndoshta për dikë është thjeshtë forcë zakoni apo show televiziv. Është himni ynë vëllezër që me jep motiv të veproj prapë dhe për më mirë dhe përsëri prapë për akoma më mirë”./tvklan.al






Të ngjashme