Spitali i Durrësit ( 11 Tetor 1999)


Spitali i Durrësit ( 11 Tetor 1999)

15:52 11/10/1999

500 mijë dollarë financim i Komunitetit Europian vihen në zbatim nga Kryqi i Kuq Belg për rehabilitimin e repartit të sëmundjeve infektive të Spitalit të Durrësit. Tre katet e këtij spitali do të funksionojnë për 40 të sëmurë dhe zyrat e administratës. Kryqi i Kuq Belg ka marrë përsipër të pajisë një sallë reaminacioni për sëmundjet infektive. Programi rehabilitimit është projektuar si pasojë e krizës kosovare si nevojë e ngutshme për të.

Rehabilitimi përfshin rinovim total të sistemit të ngrohjes dhe atë elektrik. Kryqi i Kuq Shqiptar kërkon të ndihmojë komitetin lokal të po këtij kryqi në Durrës me programe si ai për fëmijët e rrugës, programi për ngritjen e mensave publike dhe trajnime në shkolla. /tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme