Galeria Kombëtare e Arteve – (8 Tetor 1999)


Galeria Kombëtare e Arteve – (8 Tetor 1999)

16:05 08/10/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Në Galerinë Kombëtare të Arteve është çelur salla e artit Kristian Ortodoks, që përfshin 82 ikona të krijuar mes shekujve XVI dhe XIX dhe ikonostasi i Kishës së Skoresë në Gjirokastër që i përket shekullit të XIX. Koleksioni u ushqye nga tre burime, Galeria Kombëtare e Arteve, Muzeu i Artit te qytetit të Korçës dhe Instituti i Kulturës.

Sipas historianit të artit Ylli Drishti qëllimi i kësaj salle është prezantimi përpara publikut i artit shqiptar të agut të mijëvjeçarit. Në sallë përveç ikonëve me autor anonim shquhen veprat e disa ikonografëve më të njohur shqiptarë në kohë si Onufri, Kostandin Shpataraku, Onufër Çiprioti, vëllezrit Katro e Mihal Anagnosti, që është edhe përfaqësuesi i fundit i artit të kultivuar ikonografik. Ideja e organizatorëve është që kjo sallë të kthehej në Muze duke u plotësuar në të ardhmen./tvklan.al






Të ngjashme