Lajme të mira nga Italia, ulet ndjeshëm numri i viktimave
Muaji Maj ka nisur me lajme të mira për Italinë fqinje. Në 24 orët e fundit janë shënuar 269 viktima si pasojë e koronavirusit, një numër ky mjaft i ulët krahasuar me javët e shkuara.
Sipas të dhënave të komunikuara sot nga mbrojtja civile, situata vijon të përshkruhet me një kurbë zbritëse të numrit të viktimave nga pandemia, e po ashtu edhe numri i të shtruarve në spitale.
Ndërkaq ditën e sotme, nga testimet e kryera kanë rezultuar 1965 raste pozitive me Covid-19, pjesa më e madhe në Lombardi.
Në kujdesin intensiv, raportohet se ndodhen 1578 persona, 116 më pak se një ditë më parë. 17569 janë ende të hospitalizuar, por në krahasim me një ditë më parë rezultojnë se janë 580 më pak.
Numri total i viktimave të shënuara nga koronavirusi në Itali, ka shkuar në 28.236 persona, ndërsa 78249 persona janë rikuperuar nga virusi. /tvklan.al