Gjykata kushtetuese pezullon dekretin e Thaçit


Gjykata kushtetuese pezullon dekretin e Thaçit

19:11 01/05/2020

Shtyhet seanca e Kuvendit për qeverinë e re

Nesër nuk do të ketë seancë në Kuvendin e Kosovës për votimin e qeverisë Hoti. Gjykata Kushtetuese ka vendosur në favor të kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje, që të pezullojë dekretin e presidentit Thaçi deri më datë 2 Maj. Deri më 8 Maj, Gjykata Kushtetuese pret komentet për këtë ankesë të LVV-së.  Presidenti Hashim Thaçi u ka bërë thirrje partive politike të respektojnë vendimin.

Lidhja Demokratike e Kosovës që synon formimin e qeverisë së re ka reaguar duke thënë se do ta respektojë vendimin në tërësi, ndërsa mbetet e vendosur që, në përputhshmëri të plotë me normën kushtetuese, të krijojë qeverinë e re.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani tha se Gjykata Kushtetuese ka vendosur në përputhje me interesin e publikut, teksa pezulloi dekretin e presidentit Thaçi.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vlerësuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të cilin e konsideron se është në interesin publik dhe i shërben administrimit të drejtësisë.

Megjithatë sipas tij ky pezullim nuk e prejudikon vendimin përfundimtar të Gjykatës dhe për këtë thotë se nuk duhet të entuziazmohen.

Përpjekjet për formimin e qeverisë së re po bëhen pas shkarkimit të qeverisë Kurti nga 84 deputetë të Kuvendit.

Tv Klan






Të ngjashme