Partia Republikane konferencë – (9 Tetor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Është koha që E Djathta Shqiptare të kuptoj realitetin politik dhe ti ofroj shqiptarëve sa më shpejtë mundësinë e një qeverisje tjetër. Kështu kanë deklaruar sot republikanët duke u bazuar tek zhvillimet e dy partive të mëdha Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.
Partia Republikane është e bindur tha sekretari organizativ Aleksandër Garuli që Kongresi i socialistëve nuk ka për të sjellë asgjë të re në jetën e brendshme të kësaj partie ashtu edhe në politikën shqiptare në tërësi. Ndërsa Nano nuk krijoi asnjë mundësi konkrete për zhvillimin e ekonomisë dhe shoqërisë shqptare vijoi ai, Majko të re në qeverisje ka sjellë vetëm moshën e tij.
Sipas republikanëve përpara se socialistët të përpiqen të kuptojnë dhe respektojnë rregullat e lojës të partisë së tyre duhet të kuptojnë detyrimin si mazhorancë për të respektuar ligjet dhe institucionet e në mënyrë të veçantë Kushtetutën. Për republikanët është zbardhur e vërteta mbi heqjen e dënimit me vdekje në Shqipëri.
Në realitetin shqiptar me përmasa tragjike të krimit janë shprehur drejtuesit republikan të jesh kundër dënimit me vdekje do të thotë të mbrosh më shumë të drejtat e kriminelit sesa të viktimave të pafajshme./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego