Nga e hëna Europa nis hapjen


Nga e hëna Europa nis hapjen

15:43 03/05/2020

Maska me detyrim në shumë vende

Nga e hëna, shumë vende të Bashkimit Europian hedhin hapa të mëdha drejt lehtësimit të masave bllokuese për frenimin e përhapjes së COVID-19. Spanja do të rihapë transportin publik, por mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme.

Autoritetet do të mbikëqyrin në mënyrë rigoroze të gjithë ata që nuk zbatojnë rregullat, për të cilët do të ketë edhe penalitete. Qeveria ka përgatitur shpërndarjen e rreth 6 milionë maskave, të cilat do t’u jepen pasagjerëve në stacionet e autobusëve.

Prej të shtunës është lejuar edhe lëvizja e të gjithë personave në moshë madhore, të cilët mund të dalin për të shëtitur ose për aktivitete fizike, por me orar të kufizuar nga 06:00–10:00 të mëngjesit dhe nga ora 20:00-23:00 të mbrëmjes.

Me maska, pasagjerët mund të udhëtojnë nga Londra në Paris e anasjelltas me trenin e shpejtësisë së lartë.

Në Austri do të hapen dyqanet e të gjitha kategorive dhe qendrat tregtare, po ashtu edhe berberët dhe sallonet e bukurisë, por nën masa rigoroze higjene.

Gjermania do të hapë kishat, muzeumet e këndet e lojërave, ndërsa në Hungari do të lejohet edhe transporti për çështje biznesi nga disa vende.

Tv Klan






Të ngjashme