Ankth dhe fobi në periudhën e karantinës


Ankth dhe fobi në periudhën e karantinës

16:30 03/05/2020

Psikologët: Stimuloni mendimet pozitive

Qëndrimi mbyllur për javë të tëra dhe një rutine e kthyer përmbys në periudhën e karantinës ka nxitur tek njerëzit ankthin, ndrojtjen sociale e problemet emocionale.

Psikologia Aurela Agalliu thotë  shfaqja e fobive është bërë më e shpeshtë gjatë izolimit.

“Aktualisht kam 3 raste ndërsa pjesa tjetër janë me probleme të ankthit. Pohojnë se nuk mund të qëndrojnë me dritare të mbyllura në shtëpi, nuk qëndrojnë dot në mjedise të errëta, edhe në momentin që hipin në makinë nuk mund të qëndrojnë me dritaret e mbyllura. Një pjesë e tyre thonë se gjatë kohës që kanë qenë të mbyllur e kanë evidentuar. Ka një ndikim të dukshëm vetëizolimi dhe mungesa e kontakteve me njerëzit”.

Periudha e pandemisë ka sjellë të tjera çrregullime.

“Shumë prej tyre duket sikur janë të sëmurë dhe kanë frikë edhe nga sëmundje të tjera. Mendojnë se mund të preken e madje rrezikojnë edhe jetën”.

Hapi i parë për tejkalimin e fobive është stimulimi i mendimeve pozitive.

Edhe aktivitetet fizike gjatë periudhës së pandemisë rekomandohen si një mënyrë e mirë për të larguar ankthin dhe pesimizmin.

Tv Klan






Të ngjashme