Teatri “Nata 12” – (12 Tetor 1999)


Teatri “Nata 12” – (12 Tetor 1999)

18:10 12/10/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

“Nata e 12” një nga veprat më popullore të të madhit Ëilliam Shekspir, vjen përsëri në skenën e Teatri Kombëtar. Aktor të një brezi krej të ri e të pavarur, konceptuar me një frym të re, por që nuk lihet mënjan tradita, muzik live. Energjia e një gjenerate në kërkim të së ardhmes, janë këto garancitë drejt suksesit. Kurrë skena shqiptare nuk ka parë aktore femra me veshje meshkujsh.

Kompania teatrore Oaz, sjell shtatë aktore femra që luajn rolet e meshkujve. “Nata e 12” shijon vënien për herë të dytë në skenën shqiptare. Hera e parë e saj është luajtur nga aktorë të Teatrit Kombëtar.

Aktori Gazmend Gjoka:- “Kompania jonë është kompani re. Së shpejti presim një produksion tjetër, e kemi të gatshëm dhe do ta shfaqim edhe atë pas “Natës së 12” këtu në teatër. Duam të falenderojmë aktorët të cilët kanë bërë një punë të mirë, kolegët e teknikës këtu në teatër. Gjithashtu edhe fondacioni SOROS, Ministrinë e Kulturës, Drejtorinë e Teatrit Kombëtar”.

Kjo vepër paraqet momentin e një lëvizjeje që ju bën thirrje njerëzve të largohen nga problemet dhe të shijojnë jetën. Skenografia është menduar me pjesë mozaiku, vepra ndërtohet mbi një gënjeshtër. Mjaft mesazhe dashurie e urrejtje, e cila rezonon edhe në ditët tona. Por çfarë presin regjizorët e kësaj drame?

Regjizori Altin Basha:- “Ne ja drejtojm publikut shqiptar por mbi të gjitha atij publiku që e do teatrin, atij publiku që e ka ndjekur për vite me radhë por për fat të keq prej disa vjetësh është larguar me pa të drejtë nga teatri. Kjo për teatrin që u infektua nga komercializmi dhe për problemet e tjera që teatri ka pasur në këto vite”./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme