Ish-i dashuri reagon për shtatzëninë e Gigi Hadid
Pas publikimit të lajmit se modelja Gigi Hadid është shtatzënë, ka reaguar ish i dashuri i saj, Tyler Cameron.
Ai hodhi poshtë çdo thashethem dhe mundësi që fëmija të jetë i tij. Por shtoi se është i lumtur për modelen dhe mendon se Gigi do të jetë një nënë e mrekullueshme.
“Ajo është një person i kujdesshëm, e ëmbël dhe do të jetë e mrekullueshme. Unë jam shumë i lumtur për të”.
Ndarja mes Gigi dhe Tyler ndodhi në muajin Tetor të vitit 2019 dhe ishte një ndarje mjaft miqësore./tvklan.al