E shkuara e errët e Besmir Haxhisë në Francë e Greqi
Identitetet dhe precedentët penalë
Besmir Haxhia, një prej vëllezërve të ekzekutuar me armë zjarri pasditen e 27 Prillit në Shanavlash të Durrësit, mësohet se ishte i dyshuar për një sërë veprash penale në vend. Burime bëjnë të ditur se ai rezulton i dënuar edhe jashtë vendit. Hetimet kanë zbuluar se ai njihej me identitetet Miri i Kolës dhe Pëllumb Rusi. Ndaj tij janë regjistruar të paktën 7 procedime penale.
Në regjistrat e Policisë së Shtetit, Haxhia rezulton të jetë i dyshuar si shpërndarës i lëndëve narkotike në qytetin e Durrësit ku mbante pseudonimin Miri i Kolës, por aktivitetin e tij e kishte shtrirë edhe në Kosovë. Një vit më pas, pikërisht në 2016, për të ishin regjistruar dy procedime për dhunë në familje. Një kallëzim ishte bërë edhe nga baxhanaku i tij.
Dy vite më pas, ai ishte deportuar nga Franca pasi në vitin 2017 ishte dënuar atje me një vit e 3 muaj heqje lirie nën akuzën e vjedhjes së pasurisë. Në të kaluarën e tij, Besmir Haxhia dyshohet që me identitetin Pëllumb Rusi, ishte dënuar në Greqi me 9 vjet heqje të lirisë, nën akuzën e plagosjes.
Gjatë kohës që vuante dënimin në burgjet greke, ai dyshohet se ishte njohur me Admir Muratajn dhe se ishte i përfshirë në disa grabitje, mes tyre edhe në atë të Rinasit.
Për vrasjen e Viktor dhe Besmir Haxhisë janë vënë në pranga dy persona, 33-vjeçari Altin Ndoci dhe një 22-vjeçar. Motivi i krimit, sipas policisë, është prishja e pazareve për aktivitete të paligjshme.
Klan Plus
Gazetare: Aida Topalli