Fatos Nano për votimin në Kongres (14 Tetor 1999)


Fatos Nano për votimin në Kongres (14 Tetor 1999)

12:04 14/10/1999

Intervistë me ish Kryeministrin Fatos Nano pas Kongresit të 3 të Partisë Socialiste.

Gazetari: Zoti Meta ju ka akuzuar ju për vjedhjen e votave të KPD pasi vetëm zonja Kryemadhi ka fituar në listën e FRESH-it?

Fatos Nano: Kam përshtypjen se jeni të pasaktë. E degjova me vëmendje natyrisht në media sepse unë preferoj … direkt me zotin Meta, nuk ka thënë këtë gjë, ka shprehur shqetësimin e tij. Unë u përgjigja nëpërmjet zëdhënësit të partisë me qetësinë dhe seriozitetin që na imponon të gjithëve Kongresi 3, dhe shpreha gadishmërinë për te takuar zotin Meta dhe për të dëgjuar drejtpërsëdrejti çfarë e ka shqetësuar atë dhe FRESH-in.

Gazetari: Kjo do ta pengoje zotin Meta të jetë një kandidat për Kryeministër?

Fatos Nano: Janë gjëra që në traditën shqiptare nuk quhen pengesa.

Gazetari: Ju do të vazhdoni t’i vlerësoni këto figura që vazhdojnë t’ju kontestojnë?

Fatos Nano: Unë vlerësoj cilindo që di të vlerësojë veten dhe vlerësohet dhe nga të tjerët.

Gazetari: Këtu kush përfshihet nga drejtuesit aktualë të Qeverisë Majko?

Fatos Nano: Cilido që do t’i mposhti i pari emocionet negative dhe do të rivihet në punë.

Gazetari: Ju besoni vërtet që ka patur manipulime votash?

Fatos Nano: Jo, procesi i votimit ka qënë në sytë e publikut, sidoqoftë jam i hapur të dëgjoj çdo provë që flet për të kundërtën.

Gazetari: Atëherë pse hidhen këto teza?

Fatos Nano: Keëo tema hidhen si shfaqje të emocioneve shqiptare menjëherë pas votimeve ku të humburit ose ata që s’kanë marrë rezultatin që duhet se nuk besoj se ka të humbur apo viktima të parikuperueshme pas çdo votimi, votimet bëhen herë pas here, shprehin reagimet përkatëse.

Gazetari: Mos është një tymnajë para mbledhjes së ardhshme të KPD-së, ku pritet votëbesimi i Qeverisë Majko?

Fatos Nano: Kjo pritet të vërtetohet./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme