Banka Botërore, projektet në Shqipëri – (12 Tetor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Dritarja e sektorit privat të Bankës Botërore është hapur, duke përfshirë investimin në sektorin privat në Shqipëri. Kështu është shprehur në vizitën e parë në Shqipëri, Zëvendëspresidenti ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare Financiare Piter Voik. Totali i financimeve të kësaj korporate IFC aktualisht kap shifrën 61 milion dollarë.
Qëllimi i vizitës së zotit Voik është shikimi i ecurisë së projekteve të IFC dhe konsiderimi i fushave në investimet e ardhshme të zhvillimit të sektorit privat në vend. Korporata Ndërkombëtare Financiare ka siguruar shumën më të madhe të mbledhur në Shqipëri, në kuadrin e projektit për rëhabilitimin dhe rikuperimin e burimeve të naftës në zonën Patos-Marinzë. Po kjo korporat është përfshirë në rinovimin e një fabrike të privatizuar duke krijuar vende të reja dhe vende më të mira pune për popullsinë lokale.
IFC po diskuton me investitore të fuqishëm mundësinë për investime në minierat e kromit, shkrirjen e tij si dhe në prodhimin e çimentos. Ajo po punon ngushtë me Bankën Botërore për të investuar në sektorin financiar dhe atë të telekomunikacioneve./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti