Shkrimtarja e njohur, 1 mln Paund për të ndihmuar personat e goditur nga Covid-19


Shkrimtarja e njohur, 1 mln Paund për të ndihmuar personat e goditur nga Covid-19

08:20 05/05/2020

Autorja e librave të Harry Poter, J.K. Rowling, ka vendosur të dhurojë 1 milion Paund për 2 organizata bamirësie, për të ndihmuar personat e goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit.

Rowling ka deklaruar se të gjitha paratë do të ndahen në mënyrë të barabartë për shoqatën “Crisis” që ndihmon të pastrehët dhe “Refuge” që mbështet njerëzit që kanë pësuar dhunë në familje.

Sipas aktores tanimë më shumë se kurrë Covid-19 i mësoi njerëzit që të shfaqin solidaritetin, atë që më parë ishte gjithnjë e më i rrallë. Të shumtë kanë qenë yjet e showbiz-it të cilit kanë dhënë kontributin e tyre.

Shumë prej tyre organizuan koncerte ku të ardhurat do të shkojnë për të gjithë mjekët dhe infermierët që ndodhen në vijën e parë të frontit të kësaj lufte.

Klan Plus






Të ngjashme