Mallrat e skaduara – (13 Tetor 1999)


Mallrat e skaduara – (13 Tetor 1999)

20:49 13/10/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

500 kuintal mish pule, 30 kuintal sallam dhe 6 mijë kokrra vezë të papërdorshme janë bilanci i 500 analizave të bëra 9 muajt e parë të vitit nga drejtori veterinare e bashkisë. Të gjitha këto janë prodhime të importit, sasi të bllokuara dhe të asgjesuara. Vezët e ardhura nga Greqia, ndihmë për pushtetin lokal shumë prej tyre do të hidhen pasi janë prishur.

Ndihmat e importit qëndrojnë në frigoferin Tiranë që pas analizave të bëra me maune transportohen në tregjet shqiptare. Por në tregjet tona ekzistojnë edhe sasi mallrash që mund ti kenë shpëtuar zhdoganimit. Megjithatë specialistët e bashkisë bëjnë të ditur se mishi i shitur nëpër tezga me çmim më të lirë tërheq konsumatorët me gjithë paralajmërimet për rrezikun që paraqet.

Megjithatë dalja e herë pas hershme e kontrollorëve për analizat dhe bllokimet të mallrave të importuara që do të sensibilizojnë qytetarët dhe do të frenoj tregtarët për futjen e mallrave të skaduar./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme