Hashim Thaçi dhe situata në Kosovë ( 15 Tetor 1999)


Hashim Thaçi dhe situata në Kosovë ( 15 Tetor 1999)

11:12 15/10/1999

Komuniteti Ndërkombëtar nuk duhet të përsërisë në Kosovë gabimet e bëra më parë në Bosnjë Hercegovinë. Është shprehur sot kështu Hashim Thaçi, Kryeministri i Qeverisë së Përkohëshme të Kosovës, i cili ka bërë pasqyrën e gjendjes aktuale pas 4 muaj të menaxhimit të Krahinës Shqiptare nga Komuniteti Ndërkombëtar.

Prespektivën e Kosovës mund t’a sigurojnë vetëm faktorët e rëndësishëm politik të cilët janë koshientë për rrezikun e vazhdueshëm nga hegjemonizmi serb. Ngase këtë rrezik po e përjetojmë të gjithë. Nga Kosova kemi rreth 5000 njerëz të burgosur që ende mbahen në burgjet serbe. Kosova ende vazhdon të jetë e ndarë. Kemi qytetin e Rahovecit të barrokaduar por ajo që po ndodh në Mitrovicë është duke u legjitimuar nga faktorët në Kosovë për të eliminuar ndarjen e saj. Edhe më të dukshme duken veprimet e disa desertorëve të luftës që duan të tregojnë trimërinë ndaj qytetarëve të pafuqishëm. Ata rrezikojnë bashkëqytetarët e vet. Lufta kundër regjimit serb do të përfundojë me sukses atëherë kur të gjithë faktorët veprues në Kosovë ti shpallin luftë primitivizmit duke krijuar vetëdije të qartë politike dhe kombëtare. Në Kosovë duhet të dominojë filozofia e faljes, tolerancës dhe jo e hakmarrjes.”

Stabiliteti i Kosovës ka deklaruar më tej Kryeministri Thaçi varet nga shkalla dhe shpejtësia e rindërtimit dhe anasjelltas. Por rindërtimi i Kosovës ka ritheksuar ai, nuk mund të realizohet pa kontributin e Komunitetit Ndërkombëtar. Qeveria e Përkohëshme e Kosovës, vijoi Thaçi, konsideron si pjesë të interesit të posaçëm kosovar mbrojtjen dhe afirmimin e të gjitha etnive në Kosovë.

Nëse ne do të jemi në të njëjtin nivel për përgjegjësinë që kemi marrë ka përfunduar ai , shpresoj që Kosova në të ardhmen do të merret si shembull i transformimit të suksesshëm në Europën Juglindore./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme