Gjyqi Murati do Brazil ( 15 Tetor 1999)


Gjyqi Murati do Brazil ( 15 Tetor 1999)

11:33 15/10/1999

” Ne kërkojmë siguri”. Kështu kanë deklaruar avokatët mbrojtës dhe klientët e tyre . Në Gjykatën e Faktit të Tiranës është zhvilluar seanca e radhës për dosjen “Murati do Brazil”. 18 të pandehurite kësaj dosjeje akuzohen për kontrabandë, shpërdorim detyre dhe shmangie të detyrimeve doganore në një vlerë prej 500 mijë dollarësh. Pas leximit të pretencës nga organi akuzës dy ditë më parë sot ka qënë rradha e palës mbrojtëse për të marrë fjalën e fundit përpara dhënies së vendimit nga trupi gjykues i kësaj dosjeje i cili kryesohet nga Agim Bendo.

Prokurorët kanë kërkuar këto masa dënimi: 62 vjet e 6 muaj heqje lirie për 11 prej të pandehurve, 3 vjet paraburgim për 6 të tjerë dhe një gjobë 500 mijë lekëshe për të pandehurin e fundit si dhe 50 vjet heqje e të drejtës të ushtrimit të profesionit për 10 doganierët e akuzuar. Në seancën e sotme e kanë marrë fjalën vetëm një pjesë e avokatëve mbrojtës të cilët kanë kërkuar nga trupi gjykues lehtësim të dënimeve që do jepen për arsye shëndetësore, familjare apo dhe për faktin se klientët e tyre kanë bashkëpunuar me Prokurorinë gjatë hetimeve.

Nesër pritet të vazhdohet me pretencat mbrojtëse pasi pjesa tjetër e avokatëve nuk ishin përgatitur për të kryer detyrën ndaj klienteve të tyre./tvklan.al






Të ngjashme