Sistemi ri i financimit ( 15 Tetor 1999)


Sistemi ri i financimit ( 15 Tetor 1999)

11:53 15/10/1999

Një sistem i ri i financimit të siguruar për Shqipërinë. Ky financim i siguruar modern kërkon një sistem më të zgjeruar rregullash ligjore. Kjo është konferenca e parë vjetore organizuar nga reforma institucionale dhe sektori joformal me projekt të USAID, me pjesëmarrjen e Ambasadorit Amerikan, Ministrit të Financave Angjeli. Financimi i siguruar, financues ekzistues që përfshijnë pasuritë e luajtshme në Shqipëri, është i kufizuar me pengun pasi huamarrësi duhet ti japë huadhënësit posedimin e pasurisë së luajtshme të tij për ta mbajtur si siguri derisa të paguhet borxhi plotësisht.

Huadhënësit do të jenë më të gatshëm të japin kredi, pasi ligji do të reduktojë sistemin e huadhënies. Kjo garanci në rritjen e kreditit të siguruar, do të bëjë të munduar që huamarrësit të sigurojnë pajisjen në rastin e tregtisë ose mallra konsumi. Një nga komponentët kryesorë të ekonomive moderne të tregut është vlefshmëria e tregtisë. Nëse zbatohet në mënyrën e duhur nga Gjykata, ligji i ri shqiptar do të sigurojë rritje të qëndrueshme të ekonomisë./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme