Licensohen agjensitë private të punës ( 18 Tetor 1999)


Licensohen agjensitë private të punës ( 18 Tetor 1999)

12:59 18/10/1999

Për herë të parë licensohen agjensitë private të punësimit. Një ngjarje e rëndësishme për shqiptarët me një përqindje të lartë papunësie si dhe për Ministrinë e Punëve Sociale e cila është bërë shkak për kërkesën drejtuar Qeverise për miratimin e një vendimi për licensimin të agjensive për punësim dhe emigrim. 3 agjensitë që do të operojnë në fushën private tashmë janë miratuar.

Kanë ekzistuar shumë agjensi ilegale por që kanë krijuar probleme duke mashtruar mjaft qytetarë për gjetje pune në vende të ndryshme. Mungesa e legjislacionit ka bërë të lëvronte dhe mashtrimi. Legjislacioni përkatës rregullon marrëdhëniet mes qytetarëve dhe agjjensive private. Ministria e Punës ka dhe rolin e kontrolluesit duke iu prerë rrugën e një mashtrimi për një punëtor. Naim Zoto zëdhënësi i Ministrisë së Punës tregon ecurinë e saj.

Naim Zoto: E rëndësishme është që për herë të parë krijohen agjensitë private të punësimit dhe të emigrimit dhe tani do kemi në tregun e punës do kemi një demokratizim të tregut të punës me qëllim që deri tani nëqoftëse kanë vepruar agjensitë shtetërore siç janë zyrat e punës tani do veprojnë dhe agjensitë private. Kjo do të thotë që edhe sektori privat do të ndikojë mbi tregun e punës. Njerëzit tani mund t’i drejtohen jo vetëm zyrave shtetërore për të gjetur një punë por mund t’i drejtohen edhe këtyre agjensive, të cilat mund të shfrytëzojnë mundësi më të mëdhaja për të punësuar njerëzit.

Përveç zyrave shtetërore do të kemi dhe zyra private por që tashmë është legjislacioni që do t’i bëjë më të kontrollueshme ato. Por nuk dihet ende sesa duhet të paguajnë tashmë në këto agjensi private i papuni që kërkon ta gjejë atë nëpërmjet tyre./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme