Butikët u hapen, po kush t’i blejë rrobat?!


Butikët u hapen, po kush t’i blejë rrobat?!

14:13 05/05/2020

Dortea Saliaj është e vetëpunësuar në këtë dyqan rrobash, në zonën e Don Boskos, ku çmimi më i lartë për artikull është 1000 lekë.

Nga e hëna e kaluar ajo ka rinisur aktivitetin, pas periudhës së mbylljes për shkak të masave ndaj Covid-19, por thotë se shitjet janë të pakta dhe qytetarët janë të prirur drejt kursimeve.

“Pavarësisht çmimeve ku 99% janë 600 lekë pjesa tjetër 1000, njerëzit kur futen, më parë thonin se 600 lekë në xhep i gjenin kurdo, por tani frenohen .Qytetarë thonë se me këto 600 lekë blejmë bukën e javës. Pavarësisht çmimeve njerëzit thonë prit të qetësohet situate të marrim rrogën… ku ti veshim?!”

Për emisionin “Pro Business” në Klan Plus, Dortea thotë se  një vit më parë në këtë periudhë shitjet ishin të larta për shkak të ndërrimit të sezonit dhe njerëzit blinin rrobat e stinës së pranverë verë, por ky vit nuk është si të tjerët.

Tregtarët presin rritje të xhiros pasi qytetarët të rinisin të gjithë punë dhe të lëvizin pa kufizime.

“Të gjithë klientët thonë që pa marrë rrogën e pa filluar punën nuk kemi si të bëjmë shpenzime”.

Pagën e luftës e ka marrë. Edhe pse nuk është në nivelin e kënaqshëm, thotë se më të mbyll pagesën e qerasë apo ndonjë detyrim tjetër.

Klan Plus






Të ngjashme