Gramoz Ruçi intervistë ( 18 Tetor 1999)
Intervistë me deputetin socialist Gramoz Ruçi.
Gramoz Ruçi: Është normale të takohen Kryeministri i një partie me kryetarin e partisë së vet. Anormaliteti do të ishte po të mos takoheshin. Sigurisht ata kanë biseduar pas kongresit, është normale, njeri është fitimtar tjetri është i humbur, këto janë rregullat e lojës në demokraci, dhe sigurisht ajo që unë do të pretendoja nga të dy në këtë takim është Nano të dijë të administrojë fitoren, Majko të dijë të administrojë humbjen.
Gazetarja: Pas humbjes së Majkos në Kongres mendoni se ai do të kërkojë dorëheqjen?
Gramoz Ruçi: Kjo është e drejtë e tija. Nuk mund ta konfirmoj unë këtë. Ajo është e drejta të mbajë qëndrimin, pozicionin e tij politik./tvklan.al