Ferdinand Xhaferri intervië – (16 Tetor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Intervistë me deputetin e Partisë Demokratike, zotin Ferdinand Xhaferri.
Ferdinand Xhaferri, deputet i PD:- “E para gjë që do të kisha dëshire të sqaroja është fakti që përballja apo kundërvënia jonë me zotin Berisha nuk ka asgjë personale. Dhe meqë dje Berisha ka pasur ditëlindjen unë kam mundesinë që nëpërmjet Klan TV, t’i uroj ditëlindjen për të mirën e tij dhe të familjes së tij. Kurse përballja jonë me Berishën ka të bëjë me mënyrën dhe me qëndrimet që ka mbajtur z.Berisha gjatë drejtimit të tij në PD me veprimet dhe mosveprimet e tij të cilat e kanë dëmtuar PD. Rasti më i fundit është dhuna që u ushtrua kundrejt vendimmarrjes së grupit parlamentar të PD, pikërisht për të vendosur në vend autoritetin e grupit parlamentar konform statutit, ne më datën 18 do të respektojmë rendin e ditës që është vendosur në mbledhjen paraardhëse të grupit parlamentar ku u tha qartë në prezencë të mbi 17 deputetëve që do të mblidhemi për të vendosur për strukturat drejtuese të grupit parlamentar. Praktika të vendosjes së unit nëpërmjet falsifikimit të statutit mendoj se nuk i shërbejnë PD, por përkundrazi e dëmtojnë atë”/tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego