OFL sekuestron 1.2 milionë litra naftë


OFL sekuestron 1.2 milionë litra naftë

20:06 05/05/2020

Karburanti në pronësi të familjarëve të Lul Berishës

1.2 milionë litra naftë dhe një magazinë në Durrës, që policia thotë se i përket familjarëve të Lulzim Berishës janë vënë nën sekuestro nga policia.

Pasuritë dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal, tha zëdhënësja e Operacionit “Forca e Ligjit”.

OFL-ja thekson se pasi e ndoqi fillin e këtij organizimi kriminal, mbrëmjen e së hënës kreu operacionin e sekuestros dhe në bashkëpunim me strukturat e specializuara të hetimit financiar për zbulimin dhe dokumentimin e gjithë veprimtarisë kriminale në këtë fushë dhe lidhjen me persona të tjerë.

Berishës më herët me kërkesë të Prokurorisë iu sekustrua edhe një mjet i blinduar, pikërisht nga Operacioni Forca e Ligjit.

Tv Klan






Të ngjashme