Shoqata e dhuruesve të gjakut – (20 Tetor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Shoqata e dhuruesve të gjakut ku përfshihet ajo shtresë e dhuruesve me pagesë i drejtohet Presidencës, Qeverisë, Ministrisë së Shëndetësisë, me kërkesën e përmirësimit dhe trajtimit të dhuruesve të gjakut, miratimin e statusit, mbrojtjen e rreptë të shëndetit të dhuruesve në të kundërt përzgjedhja e tyre do jetë ndërprerja masive e dhurimit të gjakut si dhe fillimi i grevës së urisë.
Veprimet e Drejtoreshës së Qendrës Kombëtare të Dhurimit të Gjakut kjo shoqatë i sheh se këto veprime do të çojnë drejt një dëmi që do ta vuajë shërbimi spitalore. 400 g plazëm sipas tyre gjendet e bllokuar. Qendra e dhurimit të gjakut mundësinë e ruajtjes nuk e ka më shumë se 30 ditë, ndërsa banka e gjakut e cila nuk ekziston në Shqipëri, i ruan produktet për më shumë se 20 vjet./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti