Goditja në tru i merr jetën këngëtares
Është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare këngëtarja e famshme amerikane Millie Small, e njohur për hitin e saj “Sing My Lollipop”.
“Daily Mail” shkruan se Small ndërroi jetë në Angli, pas një goditje në tru, ndërsa lajmi është konfirmuar nga një mikeshë e saj.
Chris Blakewell, që ishte bashkautor në këngën e kthyer në hit, e përshkroi artisten si një ndër më të veçantat e kohës së saj.
“Kam udhëtuar me të nëpër botë, pashë sesi publiku kudo e kërkonte. Ishte një person tepër i ëmbël, shumë e qeshur dhe me një sens të shkëlqyer humori”. /tvklan.al