Partia Legalitetit (19 Tetor 1999)


Partia Legalitetit (19 Tetor 1999)

10:47 19/10/1999

Do të protestojmë në mitingje por edhe në Parlament kundër qeverisjes së mazhorancës socialiste. Kështu kanë deklaruar sot në një konferencë për shtyp legalistët shqiptarë duke ftuar në protesta jo vetëm militantët e grupimit Bashkimi për Demokraci por dhe njerëzit e thjeshtë të pakënaqur nga aktualiteti i rëndë.

Duke patur parasysh krizën që ka përfshirë vendin, por edhe rikthimin e Nanos në krye të Partisë Socialiste tha nënkryetari Murat Basha, nuk mbetet gjë tjetër veçse të përshkallëzohen përpjekjet demokratike për të krijuar situatën për zgjedhje të parakohëshme.

Sipas legalistëve shqiptarët e kanë kuptuar që nuk po qeverisen por po zvarriten drejt humnerës prandaj të na përkrahin për ta penguar këtë u shprehën ata. Ndërsa në lidhje me dy alternativat brenda Partisë Demokratike legalistët kanë deklaruar se nuk merren me individë të veçantë.

Sipas tyre marrëveshja institucionale është nënshkruar me Berishën aq më tepër që ai është kryetari legjitim dalë nga Kongresi i PD-së./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme