Vaksinimi në Shqipëri (19 Tetor 1999)
Sa efektiv është vaksinimi në Shqipëri. A janë reale shifrat e ekspozuara deri tani apo jo. Shqipëria rezulton ndër vendet me përqindje më të lartë vaksinimi të popullsisë. Ekziston një projekt i propozuar nga UNICEF me mbështetje financiare të programit EKO dhe programeve të tjera ku do ushtrojnë kontroll mbi mbulesën vaksinale në Shqipëri. UNICEF do sjellë specialistë të saj për të zhvilluar këtë program. Për këtë flet Eduart Harshova, Drejtor i Institutit të Shëndetit Publik.
Eduart Harshova: Këta njerëz që marrin vaksinat janë me të vërtetë të vaksinuar dhe cila është aftësia mbrojtëse në organizmin e tyre. Pra zgjidhen kontigjente të caktuara popullate gjaku i të cilëve analizohet në laborator për të parë titrin e kundërtrupave në gjakun e tyre për vaksinime të ndryshme për të parë që sa efektiv është vaksinimi që është bërë në këta njerëz. Natyrisht neëse te ndonjë person titri del zero do të thotë që ky është i pavaksinuar ose nëse titri del mbi normë atëherë ky njeri është krejtësisht i mbrojtur ndaj sëmundjes për të cilën është vaksinuar.
Autokontroll i propozuar i vetes për punën e deritanishme në mënyrë që të merren masa për ndërgjegjësim në të ardhmen./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti