E reja: Nuk mbaj mend asnjë nga prindërit biologjikë


E reja: Nuk mbaj mend asnjë nga prindërit biologjikë

13:35 06/05/2020

Programi “Historia ime” në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e Raimonda Qëndro. Ajo është më nanizëm dhe në studio tregoi se jeta e saj nuk ka qenë e thjeshtë, sepse nuk ka patur pranë prindërit e saj.

Raimonda nuk mban mend asnjë moment me prindërit e saj biologjikë. I kanë treguar se ata kanë vdekur, por ajo nuk e di me siguri këtë gjë.

Dashuria e prindërve i ka munguar çdo ditë, por ka arritur ta kapërcejë vetminë dhe të jetë një grua e fortë.

Raimonda Qëndro: Unë kam lindur në Elbasan, nga një fatkeqësi e familjes, më kanë transferuar në atë periudhë në shtëpinë e fëmijës “8 Nëntori”, sot “Zyber Hallulli”.

Mirela Milori: Pra në moshën 6 vjeç, prindërit e tu ndahen nga jeta?

Raimonda Qëndro: Më herët më duket, sepse kam qëndruar në komunë, domethënë në një vend derisa të gjenin strehim.

Mirela Milori: Mban mend diçka nga familja, nga prindërit? Çfarë kujtimi ke?

Raimonda Qëndro:  Kjo është me keqardhje, se unë s’mbaj mend asnjë gjë në atë prizëm, ndoshta fëmijë. Më shumë mbaj mend periudhën kur unë kam qenë me prindërit e dytë. Domethënë që ata më kanë rritur, fjalët e para, hapat e parë, se ashtu i bie.

Mirela Milori: Pra nga prindërit biologjikë nuk mban mend?

Raimonda Qëndro:  Jo nuk mbaj mend, me keqardhjen më të madhe.

Mirela Milori: Ndonjë fotografi, ndonjë të afërm, ndonjë lidhje familjare, gjaku, ke?

Raimonda Qëndro: Faktikisht unë nuk kam, ndoshta dhe mund të dalin, por në periudhën që unë jam rritur, derisa u bëra deri në një farë moshe të pjekur, mua nuk më kanë ardhur të më kërkojnë. Kështu që i bie që jam e vetme dhe mendoj që kjo vetmia, më beri të bëhesha pak më e fortë në jetë.

Mirela Milori: Prindërit e tu ikën si pasojë …

Raimonda Qëndro: Nuk e di arsyen sepse nuk tregoheshin atëherë.

Mirela Milori: Ti nuk u interesove?

Raimonda Qëndro:  Nuk dua t’ia di, jo se nuk më dhimbsen se ndoshta dhe mund të jenë vërtetë të vdekur, ose ndoshta të jenë të gjallë, por nuk futem në atë prizëm.

Mirela Milori: Ti dyshon që edhe mund të jenë?

Raimonda Qëndro: Çdo gjë mund të ndodhë!/tvklan.al






Të ngjashme