Myslimanët: Hapni xhamitë
Besimtarët i drejtojnë peticion Ministrisë së Shëndetësisë
Forumi Mysliman i Shqipërisë prej disa ditësh po zhvillon një peticion online për hapjen e xhamive me rastin e muajit të Ramazanit.
Deri më tani, sipas sekretarit të këtij forumi, Roald Hysa janë mbledhur mbi 4 mijë firma. Ndërkohë që ata kanë gati edhe protokollin e sigurisë shëndetësore.
Kërkesat e tyre të vazhdueshme me sa duket kanë bërë që Kryeministri Rama të zhvillojë një takim me përfaqësuesit e besimeve fetare.
Kyeministri tha se kjo kërkesë do tw shikohet dhe do të diskutohet nga ekspertët. Ndërkohë që u kërkoi që ata të nisin sugjerimet në lidhje me mënyrat që po përdoren në vende të tjera të botës.
Klan Plus