Meta takon Dukën
Kreu i FSHF e njeh me protokollin sanitar
Presidenti Ilir Meta priti këtë të enjte në një takim kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Presidenti i FSHF e njohu Metën me protokollin sanitar të përgatitur sipas udhëzimeve të UEFA-s, për rifillimin e aktiviteteve futbollistike sa më parë të jetë e mundur.
Në një njoftim të shpërndarë nga Zyra për Shtyp e kreut të shtetit, Meta shprehet besimplotë se me përpjekje e mirëkuptim edhe vendi ynë do t’i rikthehet jetës futbollistike me protokollin e duhur sanitar.
“Kënaqësi të prisja sot Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, z.Armand Duka, i cili më njohu me protokollin sanitar të përgatitur nga ekipi mjekësor i FSHF-së, sipas udhëzimeve të UEFA-s, për rifillimin e aktiviteteve futbollistike sa më parë të jetë e mundur. Besoj se me përpjekje dhe mirëkuptim, ashtu si edhe në shumë vende të tjera, edhe ne t’i rikthehemi në kushtet e reja dhe me protokollin e duhur sanitar, jetës futbollistike, por edhe sportive në vend”, thotë Meta
Presidenti thekson se “nuk ka vaksinë më të mirë për mbrojtjen e shëndetit se sa sporti”./tvklan.al