Rinas, kalimi i paligjshëm – (27 Tetor 1999)


Rinas, kalimi i paligjshëm – (27 Tetor 1999)

13:21 27/10/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

108 shtetas shqiptarë janë akuzuar për kalimin të paligjshem të kufirit dhe falsifikim dokumentash. Komisariati i Policisë së Rinasit ka denoncuar në Prokurori këta persona, pasi sipas dokumentacionit që ai disponon, ata kanë kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme për në vende të tjera. Këta persona janë kthyer nga kompani të ndryshme ajrore, si Italia, Franca, Gjermania, SHBA etj.

Personat e denoncuar sipas burimeve policore nga Rinasi kanë konsumuar vepra penale të shpërdorimit të dokumentave, falsifikimit të pasaportave dhe vizave por që hetohen nga Prokuroria në gjendje të lirë. Ky fluks të kthyerish nga vende të ndryshme perëndimore, ka ngjallur dyshime edhe për implikime të mundshme të personelit punonjës të Rinasit si civile ashtu dhe ushtarakë.

Megjithatë i mbetet prokurorisë e cila ndërkaq ka nisur hetimin përkatës të vërtetoj ose jo pistën e implikimit të punonjësve. Për nisjen e hetimeve nga Prokuroria e Tiranës për këtë dosje janë informuar edhe krerët më të lartë të Ministrisë së Rendit Publik./tvklan.al






Të ngjashme