Ministri i Brendshëm gjerman Shili në Tiranë( 26 Tetor 1999)
Ministri gjerman sot në Shqipëri. Sot pasdite sapo ka mbërritur në Tiranë, Ministri Gjerman Oto Shili është takuar me homologun e tij shqiptar Spartak Poçi. Shumë nga pikat e marrëveshjes së takimit tonë të fundit i tha Poçi, ministrit gjerman, janë në realizim e sipër. Policitë tona tha Poçi, kanë rritur bashkëpunimin në shumë fusha.
Ndihma jonë nuk do të mungojë dhe në të ardhmen tha ministri gjerman i brendshëm Oto Shili. Shili ka përmendur dhe ndihmën prej 1 milion doicmarkash që Ministria e Rendit Gjerman i dhuroi Policisë Shqiptare si makina, radio marrëse dhe dhënëse, aparatura. Në axhendën e tij Shili kishte planifikuar dhe një takim me Majkon, takim që nuk u realizua. Pasdite vonë Oto Shili la Shqipërinë./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj