Takimi Mejdani-Majko ( 26 Tetor 1999)
Presidenti i Republikës Rexhep Mejdani ka pranuar zyrtarisht sot në mesditë dorëheqjen e paraqitur nga Kryeministri Pandeli Majko. Rreth orës 12:00 kryeministri Majko ka lënë zyrën e tij për tu paraqitur me kërkesën dhe motivet e dorëheqjes në selinë e Prsidencës. Takimi i sotëm Majko-Mejdani ka zgjatur vetëm disa minuta pa praninë e gazetarëve.
Në kërkesën për dorëheqjen nga funksioni i Kryeministrit, Majko shprehet se janë zhvillimet e fundit në Partinë Socialiste të cilat u shoqëruan nga ndryshime në strukturat përkatëse, shkaku kryesor i dorëheqjes së tij. Presidenti Mejdani ka vlerësuar rolin e kabinetit Majko gjatë krizës kosovare dhe në përmirësimin e treguesve të rendit publik.
Mejdani duke u bazuar në nenin 106 të Kushtetutës i ka kujtuar Kryeministrit Majko dhe ministrave të tij se janë të detyruar të qëndrojnë në detyrë deri në emërimin e Kryeministrit të ri dhe formimit të kabinetit të ri qeveritar./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame