Franca përfundon karantinën më 11 Maj
Franca do ta heqë karantinën gradualisht dhe pretendon që ta përfundojë atë më 11 Maj. Kështu është shprehur të enjten kryeministri Edouard Philippe.
Megjithatë në fuqi do të qëndrojnë kufizime të forta që do të përcaktojnë zonat që mund të jenë në risk (zonat e kuqe).
Bëhet fjalë për rajone në veri dhe lindje të vendit. Këtu përfshihet Île-de-France (rajoni i Parisit), Hauts-de-France, Grand Est dhe Bourgogne-Franche-Comté.
Territori i Mayotte, afër Madagaskarit në Oqeanin Indian, është përcaktuar gjithashtu si zonë e kuqe. Në këto zona, parqet do të qëndrojnë të mbyllura sëbashku me shkollat.
Në zona të tjera të Francës, ato që janë konsideruar si të gjelbra, shkollat, kafenetë dhe restorantet mund të rihapen fillimin e Qershorit nëse niveli i infeksionit vazhdon të jetë i ulët./tvklan.al