Spartak Poci, intervistë – (27 Tetor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Intervistë me Ministrin e Rendit Publik, zotin Spartak Poçi.
Spartak Poçi, Ministri i Rendit:- “Natyrisht policia shqiptare dhe Ministria e Rendit do t’i garantojë një qetësi gjithmon e edhe në rritje jo në këtë stad që e kemi sjellur, jemi të bindur që këtë do ta arrijmë me çdo çmim. Nuk e di nëse do të vazhdoj të mbaj këtë ministri unë do të garantoj të gjithë popullin që sukseset e deritanishme të policisë janë vetëm hapat e para, ne jemi gati dhe po ecim në fazën e dytë të vendosjes së rendit dhe do të krijojmë një stabilitet të plotë në të gjithë territorin e Shqipërisë. Përsa i takon lëvizjeve të opozitës në qoftë se ato do të jenë lëvizje politike brenda ligjeve dhe rregullave ato nuk përbëjnë asnjë shqetësim për rendin. Në qoftë se ato do të dalin siç kanë dalë ndonjëherë në të kaluarën jashtë neve do t’i pengojmë, do t’i bllokojmë dhe nuk do të lejojmë që ato të shndërrohen në veprime destabilizuese dhe shkatërruese për shtetin”.
Gazetari:- Do e rikonsideroni propozimin e opozitës për paktin për rendin?
Spartak Poçi, Ministri i Rendit:- “E kam thënë dhe herë tjetër nuk ka nevojë të bëhet asnjë pakt, sepse rendi është një detyrë që buron nga Kushtetuta, nga ligjet e shtetit shqiptar dhe ne do ta vendosim atë pavarësisht se është dakort apo jo Berisha apo ndonjë tjetër. Neve kemi marrë përsipër si një detyrë të shenjtë dhe do ta vendosim rendin patjetër. Ky është një pakt që është bërë me popullin shqiptar i cili na ka dhënë detyrë dhe kërkon nga ne me insistim që ta vendosim rendin”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame