Jemin Gjana intervistë – (27 Tetor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Intervistë me deputetin e Partisë Demokratike zotin Jemin Gjana.
Jemin Gjana, deputet i PD:- “Mendoj që opsionet për Metën dhe për Majkon për qeverisjen e socialisteve nga PD dhe Bashkimi për Demokraci kanë qenë përmanente në qoftë se nuk marrim në konsideratë vetëm periudhën e krizës së Kosovës dhe periudhën e vazhdimit të dy kongreseve të partive. Gjithë periudha tjetër ka qenë qëndrimi ynë kontestues ndaj qeverisjes së të majtës dhe të aleancës për shtetin. Potencialet më të mira që ai ka pasur i hodhi në skalionet e para, ato ishin potencialet e tyre, ishte potenciali i parë Fatos Nano, ishte potenciali tjetër Majko dhe të gjitha këto potenciale që vijnë janë potencialet rezervë që nuk sjellin ndonjë gjë të re në politikën shqiptare dhe në qeverisjen e shqiptarëve dhe gjithashtu duhet të mbajmë në konsideratë së është një eveniment i paprecedente që në çdo 6 muaj për efekte të krizës dhe të mosqeverisjes të ndërrohen qeveritë”./tvklan.al