Sport Kampionati i Futboll, Kampionati i Shahut – (29 Tetor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Java e gjashtë e kampionatit kombëtar të futbollit për kategorinë e parë ka nisur sot me takimin Tirana-Tomorri zhvilluar në Stadiumin “Selman Stermasi”. Të dyja skuadrat pas javës së 5 ishin pranë njëra tjetrës. Tomorri në vendin e dytë me 11 pikë ndërsa Tirana në vendin e tretë me 10 pikë.
Në pjësën e parë do të rrezikoj Liçi pranë portës dhe Mema me gjuajtje nga vija e 16 metrave por pa rezultat. Në minutën e 35 Maloku brenda zonës nuk arrin të konkludoj një kundërsulm të shpejtë të skuadrës së Tomorrit. Pjesa e dytë është më e pasur për rste për shënime nga të dyja skuadrat, por mungojnë shpejtësia dhe saktësia në përfundimin e aksioneve pa mohuar këtu dhe lojën e mirë të dy portierve Nallbani të Tiranës dhe Muzhai të Tomorrit të Beratit. Kështu pra java e 6 nis me barazim 0-0.
Kampionati kombëtar i hapur i shahut që po zhvillohet në Tiranë po i afrohet përfundimit. Nga dita në ditë numri i shahistëve nga 42 në turin e parë po vjen duke u zvogëluar dhe më të mirët po vazhdojnë garën. Pas turit të 6 në krye ndodhej Seitaj me 5 pikë, i ndjekur nga Rama, Sulaj, Veizaj, Kakanaqi, Ervin Pustina, Eglantina Shabani. Më të miret po vazhdojnë garën. Nesër zhvillohen takimet për ditën e tetë./tvklan.al