Koronavirusi si muzë


Koronavirusi si muzë

15:03 09/05/2020

Një javë më parë Ariana Grande dhe Justin Bieber njoftuan këngën e tyre të re ‘Stuck With U’, një projekt ku të gjitha të ardhurat do të shkojnë për njerëzit që vuajnë nga Covid-19.

Por kënga tanimë vjen edhe me klip, i cili është xhiruar në kushte karantine ku kanë marrë pjesë njerëz të ndryshëm, fansa të dy këngëtarëve.

Ariana dhe Justin kanë deklaruar se të gjitha paratë do t’ju dërgohen fondacionit të fëmijëve që do të financojë bursat, fëmijëve të teknikëve mjekësorë të urgjencës, policëve dhe zjarrfikësve dhe mjekëve që shërbejnë në vijat e para gjatë pandemisë globale.

Menaxheri i këngëtarëve, Scooter Braun, ka deklaruar se ka për qëllim të tregojë mirënjohje për burrat dhe gratë në vijat e para të betejës kundër Covid-19.

Dyshja prej vitesh kanë ruajtur raporte shumë të mira miqësore dhe  ky bashkëpunim e tregon më së miri. 

Kënga shumë shpejt do të kthehet në hit pasi deri më tani është pritur mjaft mirë nga fansat e këngëtarëve dhe në pak orë ka arritur më shumë se 1 milionë klikime.

Për t’i dhuruar buzëqeshje të gjithë atyre që janë të izoluar, të famshmit kanë dhënë kontributin e tyre duke performuar online hite nga më të ndryshmet.

Klan Plus






Të ngjashme