Gjyqi Vehbi Alimucës – (29 Tetor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Dëshmitarët e akuzës deklarohen pro të pandehurit në procesin gjyqësor ndaj Vehbi Alimucës. Është zhvilluar sot në Gjykatën e Faktit të Tiranës seanca e radhës për këtë dosje ku gjykohen 5 të pandehur ndaj të cilëve rëndojnë akuzat e mashtrimit në shuma të medha, krijim bandash e të tjerë.
Dëshmitarët e paraqitur sot kanë qenë të punësuar më parë në kompani apo kanë kryer biznes me të. Ish të punësuarit e VEFA-s janë njëkohësisht edhe kreditore me vlera të konsiderueshme monetare. Këta dëshmitarë janë shprehur për funksionet e tyre në kompani duke deklaruar se veprimet e ndryshme kontraktuale janë kryer konform të gjitha dispozitave ligjore civile në fuqi.
Po ashtu edhe blerjet e objekteve të ndryshme ekonomike të bëra nga kompania VEFA bëheshin pas vlerësimit të një komisioni të ngritur për këtë çështje. Procesi gjyqsor në ngarkim të bosit të VEFA-s dhe katër të tjerëve duket se do të jetë një përsëritje e disa të tjerëve ku dëshmimtarët e akuzës janë deklaruar pro të pandehurit./tvklan.al