Aplikimi për viza në Kanada – (30 Tetor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Ndryshon destinacioni i aplikimeve për emigrim në Kanada. Njoftimi zyrtar i ardhur nga Ambasada Kanadeze në Romë drejtuar autoriteteve shqiptare bën të ditur se të gjithë shqiptarët që aplikojnë për qëllime emigrimi ose viza, dokumentet e tyre nuk do i paraqesin në seksionin e vizave në Ambasadën Kanadeze në Paris por në Romë.
Aplikimi për në Kanada behet nepermjet zyrave private pasi ne Shqiperi nuk ekziston Ambasada Kanadeze ndaj çdo veprim bëhet me zyrën e sapohapur Kanadeze në Tiranë. Zyrtarët e seksionit të vizave në Romë do fillojnë të vijnë dy herë në muaj për të bërë intervistat me aplikantët që banojnë në Shqipëri, duke plotësuar kështu edhe një nga kërkesat e Ministrisë së Punëve Sociale për lehtësimin e aplikimit të qytetarëve.
Aplikimi për në Kanada është krejt ndryshe nga llotaria amerikane. Kanadaja përfshin një emigrim për punësim ndërsa amerikania është një llotari që njihet edhe nga shteti./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti